Merkel, të enjten del nga politika, detaje nga ceremonia e largimit të kancelares gjermane

Në ceremoninë e lamtumirës nga skena politike të kancelares gjermane Angela Merkel, do të marrin pjesë rreth 200 persona. E përditshmja gjermane Spiegel” zbardh detaje nga ceremonia e së enjtes, ku pritet të mbajë një fjalim falënderimi edhe pasardhësi i Merkel, kancelari Olaf Scholz.

Tashmë gjithçka është e organizuar për ceremoninë e lamtumirës nga skena e politikës të kancelares aktuale gjermane, Angela Merkel.

Ceremonia do të zhvillohet të enjten, më 2 dhjetor, në oborrin e  Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin, ku do të dëgjohen tingujt e këngës '"Für Mich Solls. Rote Rosen Regnen” (Duhet të bjerë shi trëndafilash të kuq për mua) së këngëtares dhe aktores gjermane të viteve ’50-të, “perëndeshës së muzikës rock punk”, siç e quajnë gjermanët, Hildegard Knef.

Kjo është bërë e ditur nga gazeta gjermane “Spiegel”, e cila citon burime nga komiteti organizativ i ceremonisë.

Në ngjarje janë të ftuar rreth 200 persona, përfshirë dhe kancelarin aktual Olaf Scholz i cili do të mbajë një fjalim të shkurtër.

Sipas traditës gjermane, kur largohen nga politika, politikanët mund të porosisin muzikë sipas dëshirës së tyre në orkestrën e Bundesëehr-it.

Pra, përveç këngëve të Hagen dhe Kneff, orkestra e Bundesëehr-it do të interpretojë dhe himnin e krishterë  ‘O Zot i Shenjtë, Ne Lavdërojmë Emrin Tënd’, shkruar në vitin 1771 nga priftik katolik gjerman, Ignaz Franz.

Para Merkelit, edhe Schreder zgjodhi vetë muzikën në ceremoninë e zhvilluar kur ai u largua nga politika.