“BMW”-ja përplaset me bordurat dhe përmbyset, vdes 24-vjeçari shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 17:46
Një 24-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti.
Mediet italiane bëjnë me dije se makina BMW me të cilën lëvizte doli nga rruga mbrëmjen e djeshme, 26 nëntor në afërsi të kryqëzimit Castelbellino përgjatë Statale 76 në qytetin e Anconës.
Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane Florenc Kasa ka humbur kontrollin e makinës dhe dyshohet se shkak është bërë shpejtësia. Makina u përplas me bbordurat dhe u përmbys.
Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit të urgjencës, i riu shqiptar ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
