Shikoni videon/ I tha të vendoste maskën, adoleshentja gjuan gruan me grushte në mes të rrugës

Policia e Nju Jorkut ka publikuar një video, ku një adoleshente sulmon me grushte një grua, pasi kjo e fundit i kërkoi të vendoste maskën anti-Covid.

Kur gruaja i kërkoi të vendoste maskën, e reja jo vetëm që refuzoi, por edhe përdori  dhunë, duke e gjuajtur me grushte.

Policia publikoi videon e sulmit për të arrestuar adoleshenten, pasi kjo e fundit është arratisur, e si pasojë është shpallur në kërkim nga policia.

Nga pamjet e videos, adoleshentja duket diku te 14 me 16 vjeç.

Shikoni videon/ I tha të vendoste maskën, adoleshentja  gjuan gruan