A ka në Indi më shumë gra se burra?

Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Kombëtare të Shëndetit Familjar (NFHS), të publikuara nga qeveria indiane, sot ka 1020 gra për çdo 1000 burra.

Ekspertët këshillojnë kujdes gjatë interpretimit të dhënave, pasi sondazhi mbulon vetëm rreth 630,000 nga 300 milionë familjet e Indisë, dhe thonë se tabloja reale do të shfaqet vetëm pasi të marrim të dhënat e regjistrimit.

“Regjistrimi anketon të gjithë popullsinë e vendit dhe, për rrjedhojë, ofron një përshkrim më të saktë të raportit të përgjithshëm të gjinive”, tha drejtori i Fondit të Popullsisë së Indisë, Poonam Muttreja, për BBC.

Këto përfundime kanë pushtuar mediet ne Indi, me disa që pretendojnë se po bëhen ndryshime të rëndësishme shoqërore në një vend, ku preferenca ndaj djemve është e madhe.

Ministria e Shëndetësisë tha se kjo ishte hera e parë ndonjëherë që popullsia femërore kishte tejkaluar popullsinë mashkullore në Indi

Një zyrtar tha se kjo ishte për shkak të "masave të marra nga qeveria për fuqizimin e grave".

Raportet e medieve e përshëndetën atë si një "arritje masive" dhe "një ndryshim demografik". 

Një gazetar shkroi se India "tani kishte hyrë në ligën e kombeve të zhvilluara".

Por aktivistët thonë se numrat nuk mblidhen thjesht dhe e përshkruajnë pretendimin e qeverisë si "absurd".

“Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2011, kishte 940 gra për çdo 1000 burra, kështu që si mund të ketë një ndryshim kaq drastik në vetëm 10 vjet?", pyet gazetari.