Britania konfirmon rastet e para me variantin që po alarmon mbarë botën

Dy persona në Mbretërinë e Bashkuar janë konfirmuar të  infektuar me variantin e ri Covid, Omikron, tha sekretari i shëndetësisë.

Sajid Javid tha se Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar kishte zbuluar raste në Brentwood, Essex dhe në Nottingham.

Ai tha se rastet ishin të lidhura me udhëtime në Afrikën Jugore dhe se të infektuarit dhe familjet e tyre janë futur në karantinë, pasi po bëhen teste dhe gjurmime kontaktesh.

Varianti i ri është identifikuar gjithashtu në Afrikën e Jugut, Botsvana, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael.

Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson do të mbajë një konferencë shtypi më vonë me këshilltarin kryesor shkencor të qeverisë, Sir Patrick Vallance dhe shefin e mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Prof Chris Ëhitty.

Varianti i ri Omikron me 32 mutacione është gjurmuar për herë të parë në Afrikën e Jugut të mërkurën, 24 nëntor.

Ndërsa vendet në mbarë botën janë alarmuar nga varianti i ri shqetësues, duke ashpërsuar masat anti-Covid. Disa shettee si Italia,  Britania dhe SHBA mbyllën kufijtë për udhëtarët që hyjnë në vend nga Afrika e Jugut.