Albumi i Adele, më i shituri, “30” shënon rekord, renditet para “Voyage” të ABBA-s

Këngëtarja britanike Adele ka shënuar rekord me albumin “30” të publikuar një javë më parë. Albumi arritti 261,000 shitje në javën e parë të publikimit, duke kaluar shifrën e grupit suedez të pop-it ABBA.

Suksesi i radhës së Adele me “30”, siguron që të katër albumet e saj tani, të kenë arritur numrin 1 - një rekord femëror.

Albumi “30” i këngëtares britanike Adele ka shënuar rekord, duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani. Albumi arriti 261,000 shitje në javën e parë të publikimit, duke kaluar shifrën e grupit suedez të pop-it ABBA me “Voyage”, i cili kapi 204,000 shitje.

Megjithatë, shifrat e shitjeve të Adelës janë dukshëm më të ulëta se ato të albumit të saj të mëparshëm “25”, të publikuar në 2015. Ai album, u hap me 800,000 shitje në javën e parë, që do të thotë se “30” ka shitur 32% të paraardhësit të tij. Rënia mund të shpjegohet pjesërisht me rritjen e madhe të transmetimit në gjashtë vitet e fundit.

Suksesi i radhës së Adele me “30”, siguron që të katër albumet e saj tani të kenë arritur numrin 1 - një rekord për një akt femëror. Albumi përbënte 67% të të gjitha shitjeve fizike dhe u bë albumi më i transmetuar i javës, me 55.7 milionë luajtje në të gjitha këngët.

Numrat shënojnë javën e parë më të madhe për një album që nga ÷ (Divide) e Sheeran në 2017. Ylli i lindur në Londër është shprehur se “30” është një përpjekje për të shpjeguar divorcin e saj të vështirë.