Një Taxh Mahal për gruan, bashkëshorti indian krijon një kopje të “Monumentit të dashurisë”

Një bashkëshort indian i dashuruar ka imituar shfaqjen më të famshme në botë të përkushtimit martesor duke i ndërtuar gruas së tij një kopje të Taj Mahalit. Origjinali "Monumenti i Dashurisë" u ndërtua me urdhër të perandorit Mughal, Shah Jahan për gruan e tij të ndjerë, Mumtaz, në shekullin e 17-të.

Një bashkëshort indian i dashuruar ka imituar shfaqjen më të famshme në botë të përkushtimit martesor duke ndërtuar për gruan e tij një kopje të Taj Mahalit.

Origjinali "Monumenti i Dashurisë" u ndërtua në shekullin e 17-të, me urdhër të perandorit Mughal, Shah Jahan për gruan e tij të ndjerë, Mumtaz.

Anand Prakash Chouksey u konsultua me bashkëshorten për projektin dhe versionin e tij të mrekullisë, që është sa një e treta e madhësisë së origjinalit.

"Kërkesa e vetme e gruas sime ishte për një dhomë meditimi. Ajo është një grua shpirtërore," tha biznesmeni 52-vjeçar.

“Ajo thotë se kupola krijon një mjedis ndryshe dhe ka shumë energji pozitive”.

Origjinali i Taj Mahal - i quajtur "Pika e lotit në faqen e kohës" nga shkrimtari Rabindranath Tagore - është në Agra në jug të Delhit, megjithatë kopja e re është 800 kilometra larg në Burhanpur.

Ndërtimi i shtëpisë së tij të re i ka marrë tre vjet, një duzinë më pak se mauzoleumi që e frymëzoi atë. Ajo kushtoi 200,000 dollarë për t'u ndërtuar.

“Për ndërtimin e shtëpisë kemi përdorur mermer nga Makrana, i cili është i njëjti që është përdorur për ndërtimin e Taxh Mahalit”, tha ai.

Chouksey planifikon të vendosë një flamur indian në majë të kupolës kryesore dhe të shtojë simbole nga fetë më të njohura të Indisë për të dërguar një mesazh paqeje dhe harmonie fetare.

“Ka shumë urrejtje përreth. Dashuria zgjidh të gjitha problemet në jetë dhe Taj Mahal është një simbol i kësaj."