Ishte një prej 17 firmëtarëve të Pavarësisë së Shqipërisë, ‘harrohet’ Dervish Biçaku
Dervish Biçaku, është një prej 17 etërve të Shtetit shqiptar që regjimi komunist e la në harresë për dekada me radhë. Delegatit të Peqinit në shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, njihet edhe si një nga financuesit e normales së Elbasanit.
Në Shqipërinë e fillim viteve 1900, Biçakçijtë e Elbasanit ishin një prej familjeve më të mëdha çifligare që sfiduan historinë dhe u vunë në ballë të lëvizjes kombëtare.
Dervish Biçaku në vitin 1909, ishte organizator dhe kryetar i Kongresit të Elbasanit, ose Kongresit të Shkollave shqipe siç njihet në histori dhe më pas financues i Normales, shkollës së parë të arsimit profesional arsimor në gjuhën shqipe.
Më 25 Nëntor të vitit 1912, Aqif Pashë Biçaku ngriti flamurin kuq e zi në Elbasan, tre ditë para se Ismail Qemali nga Vlora të shpallte Pavarësinë.
Dervish Biçaku përfaqësoi Peqinin në Asamblenë e Etërve themelues të Shtetit shqiptar ku u besua organizimi i ministrisë së Financave në qeverinë e Ismail Qemalit.
Për shkak të qëndrimeve të mëpasme. Ai ishte një prej themeluesve të shtetit që u shpallën kolaboracionistë nga regjimi komunist dhe emri I tij u la në harresë
“ Ne kemi një informacion jashtëzakonisht shumë të shkurtër.”
Studiuesi dhe historiani Mehmet Uruçi, thotë se figura e kontributi i Dervish Biçakut sidomos për arsimin shqiptar ende nuk është vlerësuar siç duhet.
“Shoh ca njerëz që i marrin dhe i vendosin në konviktin e shkollës normale për të dalë mësues.”
Dervish Biçaku, ishte një prej 17 firmëtarëve të pavarësisë që patën fat tragjik pas luftës së dytë botërore kur pushtetin në Shqipëri e morën komunistët.

