Nis Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike, 128 studiues bëhen bashkë
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, shfrytëzoi praninë e 182 studiuesve shqiptarë e të huaj në Kuvendin e Albanologjisë, për të bërë një bilanc të arritjeve dhe sfidave të institucionit shkencor. Ai tha se zbulimet e gjysmëshekullit të kaluar kanë krijuar një katalog për identitetin kombëtar.
“Albanologjia ka njohur ndryshime cilësore e statistikore”
Ndërkohë, kreu i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, tha se studimet albanologjike janë identiteti më i vyer kombëtar.
“Sot studimet albanologjike përbëjnë indin themelor të identitetit tonë. Vlerat më të qëndrueshme dhe arritjet tona më të mëdha”
Mbrojtja e gjuhës kombëtare duhet të jetë sfidë e të gjithëve përballë presionit të globalizimit, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike do të zgjasë deri në datën 27 nëntor.