Libër për Skënder Thaçin, autorja Leonora Laçi sjell biografinë e tij dhe familjes

Studiuesja Leonora Laçi sjell për publikun historinë jetësore të Skënder Thaçit dhe famlijes së tij. Libri është historia e mijëra shqiptarëve ndërsa përmes tij përcillen mësime për sakrificën dhe suksesin.

Skënder Thaçi ishte vetëm dy vjeç kur së bashku me të vëllain binjak u mbyll në burgjet e Jugosllavisë.

Nga burgu në internim, jeta e tij ashtu siç edhe nisi ka kaluar mes sifidash e vështirësish që pasqyrohen në librin biografik

“Skënder Imer Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi” me autore studiuesen Leonora Laçi.

"Është rrëfim jetësor i mbështetur në dokumente arkivore. Kam pasur emocione të forta teksa merrja rrëfimet jetësore të Skënderit."

Pasi ia doli t`i bëjë ballë dallgëve të jetës, Skënder Thaçi ndihmoi proceset demokratike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri e Kosovë.

Sot ai thotë se ndihet i plotësuar.

"Kam lindur në Guci, në Plavë e Guci, Kosova më ngriti por Shqipëra më burrëroi".

Ky libër është historia e mijëra shqiptarëve të tjerë ndërsa përmes tij përcillen mësime për sakrificën dhe suksesin.