Festë në Gjermani për Shqipërinë, Konsulli në Mynih organizon ceremoninë e veçantë për Shqipërinë
Aktivitete festive për 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë janë organizuar dhe nga ambasada të Shqipërisë.
Konsullata e Peëgjithshme e Republikës së Shqipërisë, në Mynih dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës ne Shtutgart me një bashkëpunim të dy konsujve të përgjithshem, respektivisht Arten Hanku dhe Imer Lladrovci organizuan ne Shtutgart te Gjermanisë, aktivitetin e Festes Kombetare.
Ish presidenti Alfred Moisiu ka qenë i ftuari i veçantë.
Festa u zhvillua me ndihmën e palës gjermane nën masat e nevojshme të sigurisë për shkak të situatës pandemike.
Përveç pershendetjeve te rastit evenimenti u konceptua si nje program i shkurtër artistik, i cili kulmoi me premierën e filmit “Zgjoi“ një koproduksion i qendrave te filmit te RK, RSH, R. Maqedonisë se Veriut dhe Zvicrës
Pjesëmarrësit duartrokiten performancën e çiftit te artisteve Gashi, kompozitor dhe këngëtare, si dhe interpretimin profesionist te aktoreve te filmit “Zgjoi“ të vlerësuar nga kritika ndërkombëtare.
