Konferencë për mediat pa gazetarë por me shoqata

Media është e ndikuar nga politika, gazetarët nuk kanë mbrojtje dhe investigimi ka humbur. Ky është konkluzioni i tryezës së organizuar nga OSBE, në të cilin u vu re prezenca e shoqatave por jo e gazetarëve. Ndër të tjera u kërkua që në pasqyrimin e lajmeve të jepet jo vetëm informacioni i qeverisë, por dhe këndvështimi dhe materialet e mbledhura në terren

Tirane- Anëtarë të shoqatës dhe përfaqësues të OSBE-së u mblodhen në një tryezë për të diskutuar për të shtatën herë për lirinë e medias. Edhe pse në tryezë ishin vetëm dy gazetarë në diskutime u nënvizua roli që ka në shoqëri pasqyrimi i informacionit.

Gazetaret e terrenit janë ende pa status ekonomik dhe sigurie në raport me punën që bëjnë"

Koloreto Cukalli nga ana e tij theksoi problemin e marrëdhënies së pronarëve me televizionet

Problem theksoi ai mbetet dhe e drejta e autorit

"Duhet që prodhimi mediatik të mbrohet dhe me copyright"

Petagogu mark marku tërhoqi vëmendjen për lidhjen e fortë të politikës me medien

"Në një drejtim problem është qeveria. Një qeveri që nuk ka qëllim informimin por dezinformimin, sidomos kjo qeveri, nuk mund të kërkosh nga qeveria apo shumica e kësaj qeverie të bëjnë ligje që garantojnë lirinë e medias"  

Po ashtu pjesëmarrësit shprehën shqetësimin për mungesën e mbrojtes se gazetareve te cilet nuk kane status ekonomik dhe jane cenuar jo pak here nga policia e shtetit.