“Nga nëntorët vijmë, në nëntorë shkojmë”, ekspozitë me dokumente dhe fakte të historisë së Shqipërisë ndër vite

Arkivi Shqiptar dhe ai i Kosovës u bënë bashkë këtë 109 vjetor të pavarësisë për të publikuar në kalanë e Tiranës dokumente dhe fakte historike të nëntorëve që bënë historinë e Shqipërisë. Nga nëntori i Skënderbeut, deri te ai i çlirimit dhe më vonë, ishin të paraqitura përmes fotove dhe dokumenteve dhe do të jenë të hapura për publikun dhe në festën e çlirimit.  

 “Nga nëntorët vijmë, në nëtorë shkojmë”. Me këtë titull, Arkivi Shqiptar dhe ai i Kosovës çelën ekspozitën historike në kalanë e Tiranës.

Në këtë ekspozitë u publikuan disa dokumente dhe foto nga nëntori i Skënderbeut deri te ai i çlirimit.

Ky është viti i tretë i ekspozimit të këtyre dokumenteve, pas atij që u mbajt në Vlorë dhe në Kosovë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, i cili nuk pranoi të komentonte raportet mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, por u ndaj vetëm të marrëveshjet e bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Tiranës.

"Asnjëherë nuk jemi të kënaqur se është mjaft por kjo që kemi deri tani është një bazë e shkëlqyeshme që të ecim më tej përmes bashkëpunimit. Nuk rrezikon askënd bashkëpunimi i shqiptarëve, kufijtë janë vetëm virtualë."

Ekspozita  “Nga Nëntorët vijmë, në nëtorë shkojmë" do të jetë i hapur edhe në 29 nëntor, për tu dhënë mundësi të gjithë të interesuarve të shohin nga afër dokumentet dhe fotot e rëndësishme të historisë së Shqipërisë. 

Aktivitieti u përshëndet edhe nga më të vegjëlit, me kërcime dhe veshje tradicionale.

Ndërsa në fund nuk mungoi as simbolika e tortës së 109-vjetorit të pavarësisë.