Hajdutët bëjnë kërdinë në Shënkoll të Lezhës, 50 vjedhje në 60 ditë, banorët roje natën
Rreth 50 banesa janë grabitur në harkun e dy muajve të fundit në Shënkoll të Lezhës. Banorët thonë se po flenë veshur e bëjnë roje nga frika e hajdutëve që po bën kërdinë në fshat.
Vjedhjet janë kthyer në shqetësim në fshatrat e Njesisë Administrative të Shënkollit në Lezhë.
Gjatë dy muajve të fundit, sipas banorëve thuajse çdo natë ka pasur raste.
Hajdutët po marrin çfarë të gjejnë, duke nisur nga bagëtite, makinat e sende të tjera me vlerë.
Kjo situatë e krijuar ka shtuar frikën te banoret të cilët po detyrohen të rrinë zgjuar gjatë natës, ndërsa kanë dyshime se hajdutet mund të kenë lidhje me policinë.
"Të kontrollojnë policinë nëse është me ta."
Rastet e vjedhjeve janë denoncuar dhe banorët i kërkojnë ndihmë policisë, që të jetë me prezence në zonë, sidomos gjatë natës.
"Policia të bëjë kontrolle natën."
"Shteti të verifikojë gjithçka."
Referuar të dhënave vetem gjatë 2 muajve të fundit në fshatrat e Shënkollit kanë ndodhur rreth 50 vjedhje.
Pak ditë më parë policia arrestoi babë e bir, ndërsa një person tjetër u shpall në kërkim.
Ata dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të Lezhës, përfshirë dhe Shënkollin.
Ndërsa në Pllanë, ishin vetë banorët që kapën një të ri që bashkë me një tjetër person që kishin hyrë për të vjedhur një banesë në zonë.

