Zjarrvënie e qëllishme në spitalin Covid 3? Manastirliu: Po hetohen të gjitha pistat

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zjarri ka rënë në një zonë që nuk ofrohet shërbim mjekësor.

“Zjarri nuk ka rënë në zonën e pavionëve por në zonën e gjelbër. Në zonën ku janë shërbimet mbështetëse dhe nuk është e lidhur me tre pavionet covid 1 , 2 e 3” tha Manastirliu në një prononcim për median nga ambientet e spitalit covid 3 ku ka rënë zjarri.

Ministrja garantoi e stafi dhe pacientët janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Po a përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimshme?

“Ka disa pista që po hetohen. Po vlerësohen të gjitha” tha ministrja duke iu përgjigjur pyetjes së Ora Neës.

Mbi 70 pacientë ndodhen në spitalin covid 3 por ministrja garantoi se nuk janë prekur asnjë prej 3 pavioneve dhe se zjarri ka rënë në një zonë ku janë shërbimet mbështetetëse.