Zjarri në Covid-3: Mbërrijnë ministrja Manastirliu e Najada Çomo. Dyshohet se ra në një dhomë mjeku
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në katin e parë të spitalit Covid-3 në kryeqytet.
Mësohet se zjarrfikësja e ka vënë nën kontroll situatën tashmë dhe ka arritur që të fikë flakët.
Dhoma ku ka rënë zjarri përdorej me së shumti nga mjekët për tu ndërruar e linin veshje dhe sende personale.
Ndërkohë që në spitalin Covid-3 ka mbërritur edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kreu i Infektivit, Najada Çomo.
Ato kanë inspektuar ambientet ku ka rënë zjarr bashkë me policinë dhe zjarrfikësit.
Spitali Covid 3, ose i njohur ndryshe si ish kirurgji, ishte parashikuar të shembej, por me përkeqësimin e situatës pandemike kjo strukturë u kthye për të trajtuar të prekurit me Covid.
Më herët, për shkak të një shkëndije elektrike është raportuar për zjarre edhe në spitalin "Shefqet Ndroqi", në të zjarri ra në kabinën elektrike në oborrin e spitalit pa shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale.
