Gazetarja hedh grepin të zërë Peshk në gropat me ujë të Tiranës
Rrugët me gropa nëpër lagjet e Tiranës kthehen në një problem tepër të madh për banorët sidomos në ditët me shi.
Gazetarja e RTV Ora e Ora News Sonila Musai në shumë kronika ka sjellë shumë shqetësimin e banorëve të këtyre lagjeve për të cilët kryebashkiaku u premton se do i rregullojë por koha kalon dhe rrugët mbeten me gropa të cilat me të rënë shi kthehen në pellgje.
Këtë herë gazetarja ishte në lagjen e Laprakës. Në rrugicat e kësaj lagjeje me gropa uji, ku është e vështirë të kalosh.

Madje me sarkazëm për të tërhequr vëmendjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për këtë problematikë të madhe që kanë banorët, gazetarja vendosi të marrë një grep për të peshkuar.
“Nuk ke nevojë të shkosh as në Durrës as në Liqen por në lagjet e Tiranës mund të peshkosh. Nuk I dihet fati. Mbase mund të hani dhe një drekë të shijshme” thote ajo.
