PD: Rama ka dështuar me rindërtimin, fshehu personat përgjegjës, u shpërdoruan fondet e BE-së

Për Partinë demokratike, qeveria e Ramë ska dështuar me procesin e rindërtimit, duke akuzuar kryemisnitrin që ka fshehur personat përgjegjës.

Përmes një daljeje të kreu të PD-së, Durrës, Ferdinand Xhaferaj, kjo parti shprehet se Rama ka dështuar me rindërtimin sepse në 14 Dhjetor të 2019 ka deklaruar se deri në Qershor të 2021 do të merrte fund procesi i rindërtimit.

Sipas Xhaferaj, 3800 familje akoma se kanë të zgjidhur problematiken e tërmetit dhe se nga 160 objekte të vlerësaur se DS4 dhe DS5 ka filluar puna vetëm në 11.

Ai shton se e vetmja evidencë që procesi i rindërtimit ka prodhuar në Durrës, përgjatë këtyre dy viteve, është se si bujaria evropiane është shpërdoruar nga babëzia qeveritare.

Xhaferaj: Kur u mbushen dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, evidenca dhe realiteti jane pasqyrat ku përplasin dhe dalin te vërtetat e rilindjes me rindërtimin.  I vetmi “sukses” i kryeministrit Rama me rindërtimin është se ja kane arritur te fshehi personat përgjegjës. Është e dokumentuar tashmë që nen mbrojtjen e Ramës askush nuk ka mbajtur përgjegjësi. Rama ja ka borxh Durrësit që të vij e të thotë se pallatet u rrafshuan urgjentisht dhe asgjë nuk është bërë sepse ska qenë shqetësimi të ribëheshin pallatet, por vetëm si të zhdukeshin gjurmët dhe evidenca e shkelësve të ligjit. Edhe ne një fatkeqësi natyrore, Rama i dëshmoi shqiptareve se ligji nuk vlen njësoj për te gjithë. 

Rama ka deshtuar me rindertimin sepse ne 14 Dhjetor te 2019 do te deklaronte se deri ne Qershor te 2021 do te merrte fund procesi i rindertimit. Por, ndersa kane qene rreth 6000 familje me bonus qeraje aktualisht sot marrin bonus qeraje 3800 familje. Pra, kemi 3800 familje qe akoma se kane te zgjidhur problematiken e termetit. Rama ka deshtuar me rindertimin sepse faktet tregojne se kane qene 36 pallate DS5 dhe 124 pallate DS4 qe konsiderohen te demtuara shume rende. Aktualisht po punohet vetem ne 11 pallate DS4 dhe jane ne proces gare 13 pallate qe presin te financohen. Pra, nga 160 objekte DS4 dhe DS5 ka filluar puna vetem ne 11.  Rama jo vetem ka deshtuar, por edhe ka abuzuar me rindertimin sepse po te shohim shkollat ne fillim u tha se ishin 14 shkolla te demtuara rende. Por, babezia per te abuzuar e coi numrin e shkollave te demtuara rende ne 30 duke shtuar edhe shkolla qe po behej normalisht mesim.

Pra, e vetmja evidence qe Procesi i rindertimit ka prodhuar ne Durres, pergjate ketyre dy viteve, eshte se si bujaria europiane eshte shpërdoruar nga babezia qeveritare. Sot mbas dy viteve nga tragjedia, i vetmi bilanc i rilindjes per termetin eshte se ne cdo hallke te perballimit te situates kemi pare vetem paaftesi, papergjegjshmeri dhe abuzim.