Gjirokastër, po transportonin emigrantë të paligjshëm, prangosen 2 persona
Policia e Gjirokastrës ka prangosur 2 persona pasi janë kapur duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.
Ndërkohë në këtë operacion është sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë.
Këta persona janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, duke transportuar me një automjet tip "Audi", tre emigrantë të paligjshëm.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Policinë Rrugore dhe Forcat Shqiponja në DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit "Muzgu", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. I., 18 vjeç dhe N. C., 19 vjeç, banues në Kavajë.” – bën me dije policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. I. dhe N. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
