Në paraburgim, por kërkon postin, ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, kundër Ramës në Kushtetuese
Ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, i cili ndodhet në paraburgim, shpreson të rikthehet në detyre. Me 21 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ankimimin e tij kundër vendimit të këshillit të ministrave për shkarkimin nga posti, pasi SPAK e arrestoi për shpërdorim detyre.
Edhe pse ndodhet në paraburgim në Tiranë, ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe pretendon të jetë i pafajshëm dhe kërkon rikthimin e tij detyrë.
Me 21 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ankimimin e tij kundër kryeministrit Edi Rama, i cili me 6 korrik firmosi shkarkimin nga posti i kryetarit të bashkisë.
Ky vendim i Këshillit të ministrave erdhi pas arrestimit të Tushës nga SPAK, nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim për tenderin 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë.
Pasi dështoi të bindë apelin që nuk kishte lidhej me tenderin, Tushe kërkon të paktën të fitojë ndaj ish kryetarit të tij.
Dhe tashmë kjo betejë do të zhvillohet në Gjykatë Kushtetuese, me argumentin se firma e Ramës është antikushtetuese pasi nuk një vendim të formës së prerë për akuzat e ngritura ndaj tij.
