Zjarr në ambientet e katit të parë në spitalin Covid-3, tymi mbulon zonën përreth QSUT. Nisin hetimet

Një zjarr ka rënë në katin e parë të spitalit Covid-3 në kryeqytet paraditen e sotme.

Zjarri alarmoi pacientët e familjarët e tyre. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 të paradites së sotme, por fatmirësisht flakët u vunë shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit.

Dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një rezistence për ngrohje në zyrat e administratës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se vatra e zjarrit ka qenë larg ambienteve ku ndodhen 70 pacientët e shtruar ndërsa po hetohen të gjitha pistat për shkakun.

Ora News mëson se zjarri ka rënë në një nga dhomat e mjekëve dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një rezistencë e harruar ndezur.

Raportimi live 


Ora 12:11 Zjarrvënie e qëllishme në spitalin Covid 3? Manastirliu: Po hetohen të gjitha pistat 

Zjarr në ambientet e katit të parë në spitalin Covid-3, tymi

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se zjarri ka rënë në një zonë që nuk ofrohet shërbim mjekësor.

“Zjarri nuk ka rënë në zonën e pavionëve por në zonën e gjelbër. Në zonën ku janë shërbimet mbështetëse dhe nuk është e lidhur me tre pavionet covid 1 , 2 e 3” tha Manastirliu në një prononcim për median nga ambientet e spitalit covid 3 ku ka rënë zjarri.

Ministrja garantoi e stafi dhe pacientët janë shumë mirë dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Po a përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimshme?

“Ka disa pista që po hetohen. Po vlerësohen të gjitha” tha ministrja duke iu përgjigjur pyetjes së Ora News.

 


Ora 12:08 Zjarri nxjerr zbuluar Manastirliun, ministrja njëkohësisht në dy vende, edhe në QSUT edhe në Vorë

Në kohën që zjarri i rënë në spitalin Cvoid-3 ishte duke u fikur nga zjarrfikësit, Manastirliu doli live nga një qendër shëndetësore në Vora.

Siç duket ministrja e kishte filmuar më herët këtë material dhe e ka nxjerrë gjoja si live ditën e sotme në rrjetet e saj sociale.

 


Ora 11: 48 Mbërrijnë ministrja Manastirliu e Najada Çomo. Dyshohet se ra në një dhomë mjeku

Në spitalin Covid-3 ka mbërritur edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kreu i Infektivit, Najada Çomo.

Ato kanë inspektuar ambientet ku ka rënë zjarr bashkë me policinë dhe zjarrfikësit. Spitali Covid 3, ose i njohur ndryshe si ish kirurgji, ishte parashikuar të shembej, por me përkeqësimin e situatës pandemike kjo strukturë u kthye për të trajtuar të prekurit me Covid.


Ora 11:29: Zjarri ne ambientet e spitalit Covid 3 

"Me datë 27.11.2021, te spitali "Covid 3" ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit." - bën me dije policia. 

 

Ndërkohë pritet një reagim zyrtar nga spital.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.