Mbyllet burgu i Zaharisë, Operacioni i transferimit të të burgosuve do të vijojë për dy ditë

Prej mëngjesit ka nisur transferimi i të burgosurve me masë shëndetësore nga Zaharia në drejtim të burgut të Shën Kollit.

Ora News mëson se më shumë se gjysma e të burgosurve tashmë janë transferuar ndërsa operacioni pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Janë 319 të burgosur që do të zhvendosen në dy blloqe të burgut të Shën Kollit të rikonstruktuara për këta.

Transferimi i tyre po bëhet nën masa të rrepta sigurie. 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka inspektuar sërish sot në mëngjes ambientet ku do të akomodohen pacientët e Zaharisë, duke parë nga afër kushtet dhe masat e marra.

Ne burgun e Shen Kollit ndodhen dhe të paraburgosur.