8 herë kampion kombëtar Taekwondo, Marsel Peti: U frymëzova nga filmat

Në emisionin “Jeto me Orën” ditën e sotme pati tre të ftuar special nga sporti i Taekwondo.

Të apasionuar pas kësaj disipline Marcel Peti, Ardit Hakcani dhe Erlind Prenga treguan më tepër për publikun nga kjo disiplinë. Marsel Peti është shpallur për 8 vite rrjesht “Kampion Kombëtar” aktualisht ai është trajner i ekipit “Combat Tirana” dhe është vetëm 27 vjeç . Ai tregoi se në vendin tonë ka filluar  një interesi i lartë për këtë sport.

“Ka filluar një interes shumë i lartë për këtë sport dhe jam shumë i lumtur” u shpreh Marsel Peti.

Sporti i Taekwondo po përdoret shumë nga prindërit pasi duan të disiplinojnë fëmijët tregoi Marsel Peti.

“Si sport u rrit vetëbesimin fëmijëve, i disiplinon ata dhe kjo gjë është shumë e mirë për fëmijët” u shpreh ai.

Taekwondo tashmë në vendin tonë po krijon një traditë të bukur që po përçohet edhe tek të rinjtë që e duan kaq shumë këtë disiplinë Ardi Hakcani është vetëm 16 vjeç dhe është shpallur si sportisti më i mirë në “Kadet” dhe në “Junior”. Ai tregoi se bënë stërvitje intensive.

“Bëj një stërvitje intensive shkoj në stërvitje 6 herë në javë dhe vetëm një shkëputje të vogël në periudhën e Covidit” u shpreh Ardi Hakcani.

 Ndërsa më i vogli në studio ishte  Erlind Prenga vetëm 10 vjeç. E ka nisur Taekwondo në moshën 6 vjeçare dhe deri më tani është shpallur 4 herë kampion Shqipërie. Ai tregoi se merr një emocion të madh kur merr medalje dhe çmime.

“Gëzohem shumë kur marrë medalje, jam shumë i lumtur edhe familja ime më mbështet shumë” u shpreh Erlind Prenga.

Ndërsa Arditi tregoi për momentin e tij më shumë emocionues.

8 herë kampion kombëtar Taekwondo, Marsel Peti: U frymëzova nga

“Më ndodhi një aksident i vogël dhe nuk munda dot të konkurroja në atë konkurs dhe më vinte shumë inat sepse e dija që nëse do konkurroja do isha kampion në atë konkurs” u shpreh Ardit Hakcani.

Marsel Peti tregoi edhe ndryshimet që vëren tek fëmijët që merren me këtë sport dhe të mirat që ata përfitojnë.

“Fëmijët që mësohen me shumë disiplinë është gjë shumë e mirë pasi i largon fëmijët nga veset, i fut ata në botën e sportit, mban një trup të shëndetshëm” u shpreh ai.

Ndër të tjera tregoi edhe për aktivitetet më të fundit të federatës së Taekwondo.

 “Po presim të bëjmë kampionatin ballkanik së shpejti dhe në federatë po bëhet një punë shumë e mirë për të rinjtë” përfundoi Marsel Peti.

Dy të rinjtë gjithashtu performuan në studion e “Jeto me Orën” disa nga lëvizjet bazë të këtij sporti.