“Emri Kosova nuk është shqip dhe nuk ka origjinë ilire”, gjuhëtari i kundërpërgjigjet historianit, ja çfarë i thotë

Prejardhja e emrit Kosova, ka bërë që historiani dhe Fahri Xharra, dhe gjuhëtari Agron Dalipaj, të përfshihen në një ‘debat’

Historiani Fahri Xharra, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka thënë se emri Kosovë, nuk ka origjinë ilire, e as me shqipen.

“Më habitën historianët kur emrin Kosovë e nxorën me origjinë ilire. A mund të ketë origjinë ilire ky emër? Jo dhe jo! Nuk ka lidhje as me ilirishten e as me shqipen sa do e lashtë që të jetë ajo”, është shprehur ai në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Ndërkohë Dalipaj, i është kundërpërgjigjur duke treguar dhe prejardhjen e emrit Kosova. Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se fakti që Kosova ka qenë e mbuluar nga uji, e tregon emërtimi që ajo ka, dhe që zbardhet nga etimologjia e emërtimit që mban.

“Kosova (etimologjia). Ajo hapësirë që sot emërtohet Kosova, para 10 mijë vjetësh ka qenë e mbuluar me ujë (shih Fjalorin Enciklopedik Shqiptar) dhe nga largimi i ujërave ngelën dy rrafshe: ai i Dukagjinit dhe ai i Fushë-Kosovës”, shkruan ai.

Sipas tij, mjaftojnë dy rotacione të njohura (s:z e v:b) për të zbardhur misterin:

KOSOVA

KOZOVA  – s:z

KOZOBA   – v:b

K’O’ZO’BA

Q’O’ZO’BA = Që Osht ZO BA

Që Osht BA e ZOn = që asht e zënë (nga uji).