Trondit transgjinorja: Meshkujt shqiptarë të shajnë ditën, por natën “vdesin” për trans

D-Night di si të ofrojë show e t’i bëjë të gjithë për vete. Kjo, jo vetëm për humorin dhe alegrinë që sjell programi së bashku me dy personazhe lozonjarë e simpatikë, por edhe me temat që trajtohen nga mbrëmja në tjetrën.

“Dafina” ishte i ftuari i radhës në program, një transgjinor që na tronditi të gjithëve me deklaratat e dhëna mbrëmjen e së hënës.

Është vetëm 18 vjeç dhe “ëndrra” më e madhe për të është të jetojë jetën sipas rregullave që vetë ka caktuar, pa marrë parasysh paragjykimin e askujt apo pa pretenduar të mbështetet nga dikush.

Një jetë e dyfishtë? Ja sa të vështirë e ka Dafina për t’i bërë ballë paragjykimeve në shoqërinë shqiptare?

Dajana: Çfarë do të dojë të ndryshojë në shoqërinë shqiptare?

Dafina: Mentalitetin, pasi në Shqipëri ditën të jesh trans të shajnë, ndërkohë që natën të kërkojnë. Ka raste që ditëve të zakonshme dal e kuruar si një vajzë dhe përballem me shumë paragjykime, ndërkohë që në darkë është komplet e kundërta.

Dajana: Është e vërtetë që meshkujt shqiptarë i kërkojnë shumë trans-ët? Edhe ata që janë të martuar me fëmijë

Dafina: Po, normalisht. Portieri me të vërtetë ka një portë, por kjo nuk do të thotë që nuk i hyjnë golat.

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

D-NIGHT nga Dajana Shabani në RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00