Përfshihet nga flakët një lokal në Elbasan, dyshimet e para për shkakun

Sot rreth orës 06:15,  ka rënë një zjarr në një lokal, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.

Mësohet se lokali Bar-Kafe  është në pronësi të shtetasit A.K.

"Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.", njofton policia.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.