Meta: Ballkani i Hapur parcelizon rajonin, po i jepet me koncesion Serbisë, ringjallje e fantazmës e Millosheviçit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nga Kosova ka shprehur rezervat e tij lidhur me iniciativën rajonale “Ballkani Hapur”.

Një gjë të tillë Meta e shprehur gjatë ligjërate në kolegjin AAB në Prishtinë, tha se kjo nismë nuk gëzon mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe se po i jepet një rol Serbisë rajon dhe glorifikimit të Millosheviçit.

Ai thekson se Ballkani i Hapur e parcelizon vetëm me tre vende dhe e zhvendos nga ombrella evropiane, duke mos gëzuar asnjë mbështetje financiare  dhe së duket po i jepet një koncesion Serbisë.

Meta: Çdo tentativë për të na tërhequr drejtë një të ardhme përmes halucinacioneve të së shkuarës duhet të refuzohet. Arkitektura e paqes dhe sigurisë që NATO dhe BE kanë përjetuar në Ballkanin Perëndimor përmes procesit ët anëtarësimit është garancia më e mirë dhe sigurt për të ardhmen e qëndrueshme të vendeve tona. Ne duhet të jemi të vendosur për të refuzuar në mënyrë kategorike çdo flirt apo qasje që kalon në ndonjë shteg ndryshe që kalon nga shtegu euro-atlantik dhe evropian. Rezerva e parë që kam për këtë nismë është parimore. Për sa kohë bashkëpunimi është gjithëpërfshirës nuk mund të jetë përmes gjuhës imponuese dhe politikës përjashtuese dhe përmes faktit të kryesor. Bashkëpunim i qëndrueshëm është baza e reciprocitetit dhe barazisë së gjithë palëve.

Prandaj është e rëndësishme që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rezerva e dytë është përpjekja për të rivalizuar procesin e Berlinit, i cili është gjithëpërfshirës dhe shoqërohet me mbështetje të BE-së që ka dhënë rezultate konkrete, përkundër kësaj Ballkani i Hapur e parcelizon vetëm me tre vende dhe e zhvendos nga ombrella evropiane, duke mos gëzuar asnjë mbështetje financiare dhe së duket po i jepet një koncesion Serbisë, kundrejt një sjellje më të balancuar në rajon. Këto kalojmë edhe në rezervën e tretë që lidhen me zhvillimet frenetike të cilat janë dëshmuar një rajon. Si mund  t’iu besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet dhe glorifikimet fantazma e Millosheviçit.