Dosja “Taçi” Kepi: Autoritetet shqiptare po heshtin lidhur me hetimin e bankës dhe zyrtarëve të lartë

Gazetarja e RTV Ora, Alba Kepi lidhur me dosjen “Taçi” u shpreh se investitorët italianë kanë gjetur garanci nga banka shqiptare për të transferuar shumë prej 18 milionë euro.

Ajo tha se ka pasur një garanci nga dy persona në Shqipëri për kalimin e sigurt të kësaj shume në një banke shqiptare të nivelit të dyte.

Kepi: Investitorët italianë kanë gjetur garanci nga banka shqiptare për të transferuar këtë shumë të madhe eurosh. Roli i Alpha Bank është me rëndësi në këtë operacion. Kjo bankë është ofruar përmes ndërmjetësve shqiptare, duke pastruar këto para. Ka qenë një ndërmjetës shqiptar që ka dalë garant tek italianët për transfertën e kësaj shume. Qysh më datën 8 qershor është hapur kjo llogari dhe më datë 17 qershor është pritur italiani nga 2 ndërmjetës shqiptarë dhe janë shoqëruar drejt bankës.

Kjo nuk është një përzgjedhje rastësore. Padyshim, se kur një bankë e njohur në vend ka një lehtësi të tillë për të kaluar kaq shumë para, tregon se një fenomen i tillë duhet të vinte në alarm autoritetet. Deri më tani nuk ka detaje lidhur me hetimin e kësaj banke. Kjo shumë nga autoritet italiane janë vënë në sekuestro paraprake pasi dyshohet se është duke u pastruar.

Kepi theksoi se nuk e kupton pse heshtin autoritetet shqiptare nëse ka një hetim kundrejt kësaj banke.

Kepi: Nuk e kuptoj pse heshtin autoritetet shqiptare nëse ka një hetim kundrejt kësaj banke. As nuk kemi një reagim nga filiali kryesor i kësaj banke në Athinë. Po ashtu kemi një person të përfshirë me një post shumë të lartë, sikurse është ai i drejtorit kundër pastrimit të parave në Shqipëri. Hetimit kanë nisur para majit 2021 dhe deri në tetor, ndërsa janë akoma në hetim e sipër.