Nga Rama te Xhelal Mziu, lista e dëshmitarëve që do thirren në Komisionin Hetimor për '25 prillin'
Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit miratoi sot planin e hetimit.
Sipas këtij plani brenda 1 muaji duhet të thirren dëshmitarë drejtuesit më të lartë të qeverisë, të SPAK-ut, Bashkisë së Tiranës, deputetë të opozitës dhe drejtuesit e Lapsi.al.
Thirrja e dëshmitarëve para komisionit u shndërrua në objekt debati mes anëtarëve të komisionit. Listës së paraqitur nga PD, socialistët i kërkuan që ti hiqen drejtuesit e SPAK e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi sipas tyre këto dy insitucione nuk janë objekt i hetimit parlamentar.
Vuçiç: Duam bisedime të shpeshta dhe të shumta me Prishtinën
24 Nëntor, 16:37
Pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët, opozita braktisi mbledhjen, ndërsa maxhoranca miratoi planin e hetimit, duke hequr Krajën e Çelën nga lista e dëshmitarëve.
Ndërkohë kryetari Komisionit, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi kallëzim penal me akuzën e shpërdorimit të detyrës për bashkinë e Vlorë dhe të Tiranës, të cilat sipas tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së komisionit për të dhënë informacin.


