"Gjueti për thesaret" e Shkodrës, nxënësit zbulojnë personazhe e godina të lidhura me Pavarësinë

Çfarë fsheh qyteti? Me këtë pyetje nxënësit e shkollave 9 vjeçare të Shkodrës u bënë pjesë e "gjuetisë së thesareve".

Ata u angazhuan që të gjurmojnë godina, personazhe e shoqëri kulturore që janë të lidhura me ngjarjet e pavarësisë.

Të drejtuar nga një mësues dhe me imazhet e vjetra në duar të shkrepura nga Marubi, nxënësit zbuluan Shkodrën e vjetër dhe transformimin që ka patur ndër vite.

"Në kemi zbuluar monumentin e Luigj Gurakuqit, ish-bashkinë e Shkodrës, që ndodhet këtu."

"Gjueti për thesaret" e Shkodrës, nxënësit

"Nga kjo nisëm më ka bërë përshtypje  monumentet e shumta të kulturës, që unë  nuk i kisha zbuluar deri më tani."

4 ishin pikat e rrugëtimit të tyre: Komiteti Kombëtar mbrojtja e Kosovës, Busti i Luigj Gurakuqit, Ish Bashkia (Beledija) dhe shtëpia ku u themelua Shoqëria Bashkimi.

"Mungesa e punëve restauruese  është një mungesë e madhe, e cila lidhet me një shpërbërjet të identitetit."

"Projekti  sensibilizon brezat për  njohjen e trashëgimisë kulturore në një dimension tjetër."

Nisma erdhi nga muzeu kombëtar i fotografisë "Marubi" në bashkëpunim me drejtorinë e trashëgimisë kulturore.

"Gjueti për thesaret" e Shkodrës, nxënësit

"Gjueti për thesaret" e Shkodrës, nxënësit

"Gjueti për thesaret" e Shkodrës, nxënësit

"Gjueti për thesaret" e Shkodrës, nxënësit

"Gjueti për thesaret" e Shkodrës, nxënësit