Bulqizë/ Shpërndante kanabis afër shkollave, në pranga 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike, kanabis në doza të vogla në afërsi të shkollave në Bulqizë.

Mësohet se në shtëpinë e 29-vjeçarit  janë  sekuestruar 200 doza të vogla  me kanabis gati për shitje.

I arrestuari është identifikuar me inicialet S.R, banues në Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.