Gol në 94’ në derbin Galatasaray-Fenerbahçe, tifozi vdes nga arresti kardiak

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në Turqi pas derbit më të madh mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes. Vendasit shënuan të parët dhe po kryesonin por më pas Ozil në 31’ barazoi teksa në sekondat e fundit në minutën e 94’ portugezi Miguel Crespo shënoi duke përmbysur rezultatin.

Një gëzim i tillë kaq i madh nuk është përballuar nga tifozi besnik i Fenerbahçes, Ahmet Uysal i cili ka pësuar një arrest kardiak në atë moment duke humbur jetën.

60-vjeçari po ndiqte ndeshjen në një bar që menaxhohej nga nipi i tij dhe siç ka rrëfyer ky i fundit, Uysal është rrëzuar në momentin e golit duke mos përballuar emocionin e madh të fitores së Fenerbahçes.

Klubi me një reagim ngushëlloi familjen e tifozit besnik dhe tha se do t’i qëndrojë pranë atyre në këtë moment të vështirë./Ora News/.