Frikë për vatër infektimesh te Dortmundi. Ylli i ekipit me Covid, nuk luan në Champions

Një lajm jo i mirë për Borussian e Dortmundit. Lojtari më në formë për verdhezinjtë, Thorgan Hazard ka rezultuar pozitiv me covid-19 siç informoi klubi gjerman.

Fantazisti 28-vjeçar sipas klubit në testet e radhës para ndeshjes së Champions League ka rezultuar pozitiv dhe humbet kështu ndeshjen me Sporting Lisbon këtë të Mërkurë teksa është izoluar menjëherë në shtëpinë e tij.

Ekziston frika se Hazard të ketë infektuar edhe lojtarë të tjerë pasi ishte në fushë të Shtunën në kampionat përballë Stuttgart ku skuadra fitoi 2-1 dhe ai ishte protagonist dhe në golat e festuar ai përqafohet me ekipin.

Gjithsesi, Dortmundi ka bërë të ditur se të gjithë lojtarët dhe stafi janë vaksinuar me të dyja dozat e nga ana tjetër belgu do të jetë mungesë e rëndësishme pasi me Sportingun luhet edhe kualifikimi më tej./Ora News/.