Payet i rënduar psikologjikisht pas sulmit, del vendimi paraprak për incidentin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2021, 17:14
Një ditë pas incidentit të radhës në kampionatin francez ku Dimitri Payet u godit me shishe në kokë nga një tifoz i Lyonit, mësohet se sulmuesi marsejez është në gjendje të rënduar psikologjike.
Siç njoftoi klubi i tij, lojtari ka munguar në stërvitjen e sotme të skuadrës pasi nuk ndihet mirë nga ana psikologjike pasi është rasti i dytë që ai është objekt i sulmeve të tilla. Edhe në derbin me Nice, Payet u godit në një goditje këndi dhe reagimi i tij shkaktoi sherr të madh me tifozerinë kundërshtare.
Ndërkohë Komisioni Disiplinor i LFP-së, në mbledhjen e të hënës, një ditë pas incidenteve mes Lyon dhe Marseille, dha “si masë paraprake, një dënim me 1 ndeshje pa tifozë Lyonin që do të thotë se në shtëpi kundër Reims, e planifikuar për të mërkurën më 1 dhjetor, Shaqiri me shokë do ta luajnë pa tifozë.
Më 8 dhjetor do të jetë verdikti final i autoriteteve për dënimin e Lyonit, që rrezikon nga humbja në tavolinë deri në mbyllje të stadiumit për shumë ndeshje./Ora News/.
