Debat në studio për situatën në PD, Noka-Mërtirit: Unë jam politikan ti analist, s’mund të flasim në të njëjtën gjuhë
Në studion e emisionit “Ora e Betit” në RTV Ora, ka pasur debate teksa është diskutuar për situatën e Partisë Demokratike, ku deputeti Flamur Noka është shprehur se Krydemokratit Lulzim Basha është peng i Kryeministrit Edi Rama.
Analisti Ergys Mërtiri ka ndërhyrë duke iu drejtuar Nokës se nuk mund të hedh akuza të tilla pa prova dhe fakte, ndërkohë deputeti i është përgjigjur se provat dhe faktet do ia dorëzojë kur ai të marrë postin e gjyqtarit apo prokurorit.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Ndryshimi mes meje dhe teje është se unë jam politikan ti je analist. Nuk mund të flasim kurrë me të njëjtën gjuhë unë dhe ti. Ne takohemi vetëm në një pikë, analizë mbi fatin e kësaj partie.
Ergys Mërtiri: Analizë mbi fakte dhe prova dhe argumente.
Flamur Noka: Mos më thuaj, fakte dhe prova dhe kam
Ergys Mërtiri: Ke
Flamur Noka: Po po kam prova plotë.
Ergys Mërtiri: Po ku i ke se nuk po i shoh.
Flamur Noka: Kur të marrësh rolin e Gjykatës dhe prokurorit do të vijë t’i depozitojë. Unë që po të them ty, është se unë e dua me shpirt forcën time. Shikoni se çfarë thoshte Basha për Berishën në librin e tij, po çfarë thotë tani.
