“Një nen do e pagëzojmë me emrin Basha”, Berisha: Më 11 dhjetor do miratojmë Kushtetutën e re të PD
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se më 11 dhjetor dita kur do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar, do të miratohet Kushtetuta e re e PD.
Në fjalën e tij nga “Foltorja” me demorkatët në Mat, Berisha është shprehur se do të miratojnë një nen që do ketë emrin “Basha” në mënyrë që çdo kryetar që humb zgjedhjet të japë dorëheqjen.
Sali Berisha: Më 11 dhjetor ne miratojmë Kushtetutën e re të PD,q ë i jep fuqinë dhe pushtetin anëtarësisë së PD. Do miratojmë Kushtetutën e cila në një ne që do e pagëzojmë neni Basha, shkarkon kryetarin automatikisht po humbi zgjedhjet e përgjithshme. Miratojmë Kushtetutën e cila vendos primare votën tuaj për zgjedhjen e kandidatëve për deputetët e këshilltarëve tuaj.
Sot formimi juaj politik, ju garantoj se në tërësi është i nivele më të larta. Rikthimi i pushtetit tek ju është kusht i të gjitha kushteve për të forcuar PD. 11 Dhjetori shënon fillimin e marshimit të revolucionit tonë.

