"Vij nga Kanadaja për të marrë pjesë në Foltore", demokrati nga Mati: 85% e diasporës kanadeze ju mbështet

Një nga demokratët që ishte u pranishëm në "Foltoren" e Matit kishte udhëtuar nga Kanadaja posaçërisht për t'i treguar zotit Berisha mbështetjen. Ai u shpreh se 85% e diasporës kanadeze janë me zotin Berisha.

Demokrati: Vij nga Kanadaja për të marrë pjesë në këtë fFoltore. Kam 27 vjet në emigracion dhe diaspora kanadeze është 85% në favor të zotit Berisha. Meqë zoti Berisha do shkojë në Mat, unë do marr rrugën dhe do shkoj në Foltoren e zotit Berisha. Ke qenë lideri historik i së djathtës dhe i ke shërbyer më së miri Shqipërisë. Unë do thoja një slogan në anglisht "Never give up" (kurrë mos hiq dorë.) Zoti të bekoftë!

Zoti Berisha e falenderoi që erdhi nga Kanadaja posaçërisht për të marrë pjesë në Foltore.