Berisha: Zero tolerancë për krimin e organizuar, do mjerohet ai që do prek paratë tuaja
Ish-Kryeministri Sali Berisha, është shprehur se nëse do të vijnë në pushtet nuk do të ketë tolerancë ndaj krimit të organizuar në Shqipëri.
Nga “Foltorja” në Mat ku dhe ka zhvilluar me demokratë, Berisha ka bërë një krahasim të ditëve të sotme me kohën kur ishte në pushtet, përsa i përket luftës ndaj korrupsionit.
Berisha thotë se në 2009 një prokuror çoi në Gjykatë 864 zyrtarë, ndërkohë SPAK sipas tij në 2020 edhe pse me 12 prokurorë ka hetuar vetëm 63 zyrtarë por sipas tij asnjë zyrtarë të lartë
Sali Berisha: Do të ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar në Shqipëri dhe ju jeni dëshmitarë, sesi u çmontuan njëra pas tjetrës 200 banda dhe erdhën para ligjit. Unë ju garantoj se luftë e egër dhe pa mëshirë do të bëj ndaj korrupsionit. Në vitet 2008-2009 kishte korrupsion, por kishte një luftë kundër korrupsionit dhe ju jap vetëm një shifër: taks-force e kryesuar nga një prokuror në vitin 2009 çoi në Gjykatë 864 nënpunës përfshirë zv.ministra. SPAK i reformës katastrofale të sotme ka dërguar gjithsej në vitin 2020 me 12 prokuror ka çuar 63 zyrtarë dhe asnjë zyrtarë të lartë.
Berisha ka premtuar se nëse do vijnë më pushtet lufta kundër korrupsionit do jetë 16 herë më shumë sesa ishte në vitet kur ishte në pushte, ndërsa shton se ai që do prek paratë e shqiptarëve do të mjerohet.
Sali Berisha: Lufta ishte 6 më shumë por ju garantojë do bëhet 16 herë më shumë. Do mjerohet ai që do prek paratë tuaja. Në 8 vite me një buxhet më pak se sot, u ndërtuan qindra kilometra rrugë, shkolla, qendra shëndetësore dhe spitale, të gjitha ato u ndërtuan sepse u luftua korrupsioni. PD do rikthehet në një parti konservatore të vërtetë, parti e ADN shqiptare. 11 dhjetori shënon rikthimin tonë në forcë vigane opozitare.

