Berisha paralajmërim Ramës nga Mati: Bëhu gati se na ke borxh votën, po nuk hape rrugën do të detyrojmë

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se Kryeministri Edi Rama është armik i egër i votës së demokratëve.

Nga ‘Foltorja’ që ka mbajtur me demokratët në Mat, Berisha ka paralajmëruar që Rama të bëhet gati pasi demokratët do të votojnë të lirë, ndërsa ka shtuar se kreu i qeverisë u ka borxh votën.

Sali Berisha: Edi Rama është armik i egër i votës sonë, Rama nuk heq dorë kurrë nga rrëmbimi dhe plaçkitja e saj. Do i themi Ramës që do të votojmë të lirë pa ty, bëhu gati se na ke borxh votën, po nuk hape rrugën do të detyrojmë ta hapim vetë.