Berisha nga Mati: Sa të jetë Blinken nuk shkel në SHBA. Yuri Kim po shfrytëzon krimet e narkosve për tu bërë guvernatore këtu
Një nga demokratët e pranishëm në sallën e Matit ku u mbajt Foltorja ditën e sotme u shpreh se ambasadorja amerikane meqë ka qejf të dalë në televizor të shkojë të hyjë në Big Brother. Më tej ai shtoi se ka ardhur koha që demokratët të veprojnë.
Ndërsa zoti Berisha tha se Amerika është kombi që ka bërë më shumë për lirinë e shqiptarëve. Në fjalën e tij, ish-lideri demokrat tha se për sa kohë Antony Blinken do jetë Sekretar i DASH nuk do shkojë në Amerikë.
Berisha: Ai komb dhe ai vend ka bërë më shumë për lirinë e shqiptarëve dhe për lirinë e botës. Zonja do bënte mirë të konsideronte në mënyrën më serioze Konventat dhe rregullat e një vendi, të mos shfrytëzojë krimet dhe mëkatet e narkosve shqiptarë për të bërë guvernatoren në një vend të pavarur. Ju e dini që ndaj meje është marrë një vendim, që është unik në glob. Është unik se nuk ka njeri që është shpallur "non grata" pa pasur kurrë në jetën e tij qoftë dhe një proces, qoftë dhe një akuzë më të vogël. Nuk ka njeri në botë që të jetë shpallur "non grata" 8 vite pasi është larguar nga çdo funksion drejtues.
E gjitha kjo është vepër korruptive e mafies Edi Rama-George Soros. Ndaj dhe unë pa lëkundur besimin tim tek vendi i madh i lirisë po bëjë një betejë dhe nuk doja kurrë që kjo të përfshinte PD-në. Për vendimin ke të drejtë të përcaktosh kush do të hyjë në d erën tënde dhe kush nuk do sa të jesh në atë karrige. Sa të jetë në atë post sekretari Blinken unë nuk do shkel në atë vend.
