"Fasada e vjedhje", Rama i vërsulet ndjekësve në Facebook: ....Gojë katran e mendjengushtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 19:08
Kryeministri i vendit, Edi Rama poston shpesh në Facebook foto të punimeve të përfunduara. Në një postim të publikuar ditën e sotme Rama pyet ndjekësit se ku ndodhet ndërtesa e përfunduar. Njëri nga ndjekësit i shkruan se nuk është e nevojshme të pyesë ku ndodhen pasi vetëm në Shqipëri ndodhin këto punime skandaloze.
"Zoti kryeminister nuk është ne nevojshme qe te na pyesesh ku ndodhen keta punime skandaloze Po ku tjeter vetem ne Shqipëri ndodhin fasada dhe vjedhje Pa Fund...," shkruan ndjekësi.
Ndërsa kryeministri repikon duke i thënë: "Keto punime jane standarte europiane dhe jane shtepi te reja FALAS per ata qe humben shtepite nga termeti jo fasada, ndersa vjedhjet pa fund jane ne gojet katran te mendjeve te ngushta!"

