Zbulohet ujëmbledhësi i Goricës, pezullohen punimet në By Pass-in e Beratit për analizimin e gjetjeve
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 19:27
Ky gjysmë hark guri poshtë të cilit kalon një tubacion uji doli në dritë në Berat gjatë punimeve për ndërtimin e By Passit në Lagjen Goricë.
Pasi hasën strukturën, fadromat dhe punëtorët ndërprenë punën ndërsa dhe në zonën u thirrën specialistët arkeologë të Drejtorisë Rajonal të Monumenteve.
Pasi konsultuan hartat e vjetra të veprave "monumente kulture", specialistët thanë se bëhet fjalë për një ujëmbledhës e shkarkues i ujërave të larta të lagjes Muzeale Goricë i rreth 100 viteve më parë.
Ekzistencën e tij e mbanin mend edhe banorët më të vjetër të lagjes.
"Hynin kalamajtë aty, e merrnin topin dhe luanin."
Deri në një vendim të Institutit të Monumenteve në Tiranë, punimet për By Passin e Beratit do mbeten të pezulluara.
