Aksidenti tragjik në Bullgari/ Në mesin e viktimave vajza e politikanit shqiptar nga Maqedonia e Veriut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 15:47
Në mesin e viktimave që humbën jetën në mes të flakëve në Bullgari është dhe Sumeja Brava, 27-vjeç.
E reja është vajza e politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.
Ka qenë vetë politikani që ka bërë të ditur lajmin e trishto, ku krahas fotos nga aksidenti ku dhe ka bërë mesazhin prekës.
“U takofshim ne lulet e xhenetit bija ime Sumeja”, shkuan ai.

