Ky është çifti shqiptar dhe binjakët 4-vjeçarë që u shuan në aksidentin tragjik në Bullgari

Mbarë rajoni është tronditur nga aksidenti  tragjik në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 46  pasagjerë nga Maqedonia e Veriut, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.

Në listën emrave të viktimave, të publikuar nga Alsat, është edhe familja Ahmeti prej 4 pjesëtarësh, çifti dhe binjakët katër vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar dhe një ish-shok  klase i çiftit në gjimnaz, Fartuk Avdiu, profesor në Shkup.

Avdiu: Avni Ahmeti 1985 , Shkup (shok klase, në shkollën e mesme Cvetan Dimov gjenerata 2000/2004)

Xhihan Ahmeti 1986 , Shkup ( shoqe klase, në shkollën e mesme Cvetan Dimov gjenerata 2000/2004)

Alban Ahmeti 2017 , Shkup (Bineq)

Luan Ahmeti 2017 , Shkup (Bineq)

Ngushllime familjes dhe mbarë Shkupit !

Zoti u pranoftë si shehid!