Gjashtë nxënës të shkollës “Ismail Qemali” në mesin e viktimave në Bullgari, ndërpritet mësimi

Alsati maqedonas shkruan se mes viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari janë edhe 6 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali”.

Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre.

Sipas informatave të Alsat, tashmë shkolla fillore “Ismail Qemali” ka ndërprerë mësimin, për shkak të rastit që ka ndodhur.