Familjari para zyrës së Besa Transit: Kisha në autobus kushëririn, askush nuk na jep informacion!

Një nga shumë familjarët e personave që udhëtonin me autobusin që u shkrumbua nga flakët në Sofje të mbledhur para zyrës së Besa Transit kërkon informacion për kushëririn e tij që udhëtonte me këtë agjenci.

Ai thotë se lajmin e pa në facebook ndërsa shkonte për punë dhe prej orësh askush nuk u jep informacion ndërsa agjencia nuk u hap telefonin.

"Po shkoja në punë dhe pashë lajmin në facebook. Kam kushëririn dhe filluam të interesohemi. Nuk kemi informacion as nuk na dalin në telefona këta të Besa Transit.Nuk dimë ku të drejtohemi. Kushëriri im është 41 vjeç, ka qenë vetëm, ka ikur të enjten me këtë agjenci" tha Xhelal Bakiu, një i afërm i një pasagjeri që do të kthehej nga Turqia.

"Prej tre-katër orësh e thërrasim Besa Trans. Nuk kemi informacion, as ata nuk telefonojnë. Kjo nuk është mirë. Ashtu siç dinë të organizojnë ekskursione, ashtu edhe tani kur është ngjarja tragjike duhet të jenë më aktivë. Kërkoj nga institucionet që të informojnë njerëzit” shtoi ai.

Familjari para zyrës së Besa Transit: Kisha në autobus