Del lista me emrat e udhëtarëve, ja personat që udhëtonin në autobusin që u dogj nga flakët
Alsat ka publikuar listën e emrave të personave që ishin në autobusin që u shkrumbua nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sofje të Bullgarisë.
Nga aksidenti i tmerrshëm humbën jetën 46 persona dhe vetëm 7 arritën të mbijetonin duke u hedhur nga dritarja.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, shprehu mirënjohjen për reagimin e shpejtë të organeve shëndetësore bullgare.
“Ka pasur një reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë dërguar me kohë në spital, të gjithë janë të stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që më vonë t’i transferojmë në Shkup”, tha Osmani.
Lista e plotë me emrat e udhëtarëve
1.Memedi Kadri-1967
2.Shiroki Muhsin-1989
3.Ljupço Zafirov –
4.Luan Ahmeti – 2017
5.Xhihan Ahmeti-1985
6.Alban Ahmeti-2017
7.Avni Ahmeti -1985
8.Ibraim Rustemi – 1967
10.Fevzije Rustemi -1971
11.Alejna Amedi – 2000
12.Halime Fejzullahu – 1971
13.Hamije Haliti – 1970
14.Nermije Haliti – 1968
15.Sumeja Brava – 1994
16.Naxhije Abdulloska – 1950
17.Albina Beluli – 1998
18.Gazmend Ukali – 1994
19.Hatixhe Islami – 1960
20.Mexhide Iseni-1958
21.Hamdi Iseni – 1962
22.Almira Ramanovska – 1984
23.Enis Ramanovski – 1980
24.Rabija Sali – 1960
25.Zilija Mustafovska – 1973
26.Sade Mustafovski – 1971
27.Belma Jahi – 2014
28.Ramiz Jahi – 2001
29.Fikrije Iseni – 1982
30.Anisa Iseni – 2007
31.Razije Jahi – 2009
32.Anesa Muhaxheri – 2004
33.Ergin Jahi – 2007
34.Omer Jahi – 2010
35.Erda Muhaxheri – 2006
36.Ajla Jahi – 2007
37.Senije Jahi – 1986
38.Amiet Jahi – 1976
39.Medina Lutfiu – 1996
40.Lulzim Sulejmani – 1995
41.Shefija Osmanova – 1958
42.Alja Fera – 1998
43.Jehona Sali – 2000
44.Zulejha Jasharovska – 2005
45.Elmedin Pajazitovski – 2005
46.Gjula Jasharovska – 1972
47.Gjulizarka Pajazitovska – 1973
48.Ilmija Jasharovska – 1999
49.Ebip Pajazitovski – 1972
50.Visar Aliti – 1998
51.Minir Jasharovski – 1971
52.Orhan Aliti – 1976
Tragjedia në autostradë, si u dogj autobusi me 46 pasagjerë, 7 u hodhën nga dritarja
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë më 23 nëntor, kanë thënë zyrtarët.
Fëmijët kanë qenë në mesin e viktimave dhe shtatë të mbijetuar kanë pasur nevojë për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV.
Në autobus besohet se kanë qenë 53 persona.
Shkaku i përplasjes është duke u hetuar. Në raportimet lokale është thënë se autobusi mund të ketë goditur një parmak ndërsa Zaev pasi vizitoi të mbijetuarit tha se njëri prej tyre tha se kishte dëgjuar një shpërthim të madh.
“Me gjasë ka pasur ndonjë problem teknik apo ndonjë gomë ka shpërthyer”, kanë thënë autoritete bullgare ai po ashtu tha se ka gjasa që zjarri ka shpërthyer para se të autobusi të përmbysej.
Incidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi.
Gjendja e tyre është stabël.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, së bashku me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë shkuar në Bullgari.
“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar njerëzit. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërin nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët nuk ia arritën. Është një tragjedi e tmerrshme. Shumica prej tyre - 12 - janë fëmijë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica prej tyre janë shtetas tanë, por ka edhe nga Serbia”.
Zaev ka konfirmuar se udhëtimi është realizuar nga kompania Besa Trans.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë se shumica e viktimave janë nga Shkupi, të cilët po ktheheshin nga Turqia ku kishin shkuar për një vizitë treditëshe në Stamboll.
“Sipas të dhënave të para që kam, bëhet fjalë për një agjenci turistike nga Shkupi, dhe shumica e viktimave janë nga Shkupi. Në mesin e tyre ka më shumë se dhjetë fëmijë, por kishte edhe shumë të rinj tjerë që po kishin shfrytëzuar pushimin e zgjatur, pasi të hënën ishte ditë feste”, ka deklaruar Osmani.
Në disa raportime të pakonfirmuara është thënë se pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë qenë shqiptarë dhe jo maqedonas.
Pas aksidentit në Bullgari kanë reaguar krerët e shteteve të rajonit. Presidenti meta, kryeminisiri rama dhe krue i pd lulzim basha kanë shprehur ngushëllime për tragjedinë në Bullgari.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë autoritetet maqedonase pas aksidentit në afërsi të Sofjes.

