Vuçiç vizitë zyrtare në Moskë: I pëlqen apo jo Evropës, do të jemi miq me Rusinë dhe Kinën
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të zhvillojë këtë të enjte një takim me presidentin rus Vladimir Putin.
Në takimin me Putinin më 25 nëntor, në Soçi, do të diskutojmë për çmimin e gazit për Serbinë – tha Vuçiqi. Sërbët kërkojnë një kontratë afatgjatë tregtie të gazit me Rusinë dhe shpresojnë ta arrijnë deri në fund të vitit.
Gjatë intervistës së tij me gazetarin rus Vladimir Solovyov, Vuçiqi tha se Serbia po shqyrton ndërtimin e një termocentrali bërthamor në bashkëpunim me Rusinë. Për presidentin serb, pengesa më e madhe për ndërtimin e termocentralit bërthamor në Serbi është e natyrës financiare.
"Centralet e mëdha bërthamore kushtojnë mbi 10 miliardë euro, por ne kemi rënë dakord që borxhi ynë kombëtar duhet të jetë gjithmonë më i ulët se 60% e produktit tonë të brendshëm bruto," vuri në dukje ai.
Sa i përket politikës së jashtme të Serbisë, Vuçiqi tha se vendi është në kursin europian, por se kurrë nuk do t'i prishë marrëdhëniet me Rusinë.
“Do ta vlerësojmë Putinin, do të kemi marrëdhënie të mira edhe me Kinën. Ju pëlqen apo nuk jo, kjo është politika e Serbisë”, theksoi Vuçiqi. Moska gjithmonë ka treguar respekt për zgjedhjet e Serbisë dhe kjo është arsyeja pse Serbia e vlerëson shumë Presidentin Putin, - ishte mesazhi i presidentit serb.
Ndërkohë, një studim i ri nga Instituti i Politikave Globsec, i fokusuar në politikën ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë, tregon se Serbia është më e ndjeshme ndaj ndikimit rus dhe kinez.
"Vendet që ne vlerësuam janë nga Evropa Qendrore, Lindore dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor. Nga këto, Republika Çeke dhe Rumania janë më elastiket. Më e cenueshme është Serbia", tha Dominika Hajdu, kryetare e Qendrës dhe një nga autorët e studimit.
Serbia është më e cenueshme ndaj ndikimit rus dhe kinez dhe merr 66 pikë nga 100 të mundshme. E dyta më e cenueshme është Hungaria me 43 pikë dhe e treta Bullgaria me 36 pikë.
Pasohet nga Mali i Zi me 33 pikë, Republika Çeke me 28 pikë, Sllovakia me 26 pikë, Republika e Maqedonisë së Veriut me 25 pikë dhe Rumania, me 18 pikë, që është më pak e ekspozuar ndaj ndikimit rus dhe atij kinez.



