Aksidenti tragjik në Bullgari/ Presidenti kërkon hetim të ngjarjes. Dy pistat, gabim i shoferit ose problem teknik
Presidenti i Bullgarisë ka reaguar lidhur me aksidentit tragjik, që i mori jetën 46 pasagjerëve nga Maqedonia Veriut,m mëngjesin e sotëm, pasi autobusi ku ata udhëtonin mori flakë e si pasojë u përplas.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, i ka shprehur ngushëllime presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për aksidentin e rëndë rrugor në autostradën Struma.
Njëkohesisht Radev uron shërim të shpejtë të mbijetuarve.
“Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë pikëllim, solidaritet dhe ndjeshmëri të përbashkët. Dhjetëra jetët e humbura janë humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”,tha presidenti bullgar, duke i bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të përcaktojnë shkakun që çoi në aksidentin fatal.
Ndërkohë shefi i shërbimit hetimor në Bullgari ka deklaruar se autoritetet nuk janë ende të qarta për shkakun e aksidentit.
"Nxorëm mësime nga ky aksident tragjik, për të shmangur aksidente të tillë në të ardhmen. Autoritetet nuk janë të qarta se si ndodhi aksidenti, shkakun e përplasjes nuk është deklaruar.
Gabimi njerëzor i shoferit ose një mosfunksionim teknik janë dy versionet fillestare për aksidentin," tha shefi i shërbimit hetimor bullgar Borislav Sarafov.


