Tragjedia me autobusin që u shkrumbua nga flakët, shpëton babai, humb jetën i biri

Visar Atili, shqiptar nga Maqedonia e Veriut është mes 46 viktimave të aksidentit tragjik në Sofje të Bullgarisë, ku autobusi në të cilin udhëtonin 53 pasagjerë u shkrumbua nga flakët.

Ndërkohë i atit i tij, Orhan Aliti për fat të mirë i ka shpëtuar aksidentit tragjik.

“Sipas informatave te familjareve në aksidentin e tmerrshëm qe ndodhi natën e kaluar kanë qene edhe dy bashkëfshatar tonë njëherit edhe Mergimtar nga Belgjika.

Orhan Aliti i cili fatmirësisht i ka shpëtuar aksidentit dhe është mire me shëndet si dhe djali i tij Visar Aliti i cili për fat te keq nuk arriti të shpëtonte. Lusim Allahun familjes t'ia shtoj sabrin” shkruan Zhurnal, që bazohet te postimet në rrjetet sociale të miqve dhe familjarëve të viktimave që janë tronditur nga tragjedia.